Site icon PrishtinaPress

Konfirmohet aksioni në lokalin afër ndërtesës së Policisë, dyshohet se ofroheshin shërbime ilegale mjekësore

Një operacion policor është zhvilluar sot në një zyre që është ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ku dyshohet se është zhvilluar veprimtari e kundërligjshme.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria, përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, në objektin e bastisur dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.”

Exit mobile version