Site icon PrishtinaPress

Konfirmohen 13 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991.

Në total numri i rasteve aktive është 331.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version