0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohen 13 raste me COVID-19 dhe dy persona të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se sot janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 13 raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Ndërsa janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843 raste.

Sipas institutit nga data 08 shkurt deri më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.968 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img