Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga 90 testime janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19.
Sipas raportit 12 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa një person është hospitalizuar.
Aktualisht në Kosovë janë 65 raste aktive me COVID-19./Prishtinapress/