Site icon PrishtinaPress

Konferenca Teatrore, mbahet për të dytën herë, në Prishtinë

Konferenca Teatrore, organizohet sivjet për herë të dytë në Prishtinë. Marrin pjesë emra të shquar të teatrit kosovar, drejtues të institucioneve kulturore dhe studentë të Fakultetit të Arteve të UP-së.

Tema e konferencës është: “Dimensionet e Teatrit Kosovar-Tradita përballë formave të reja”.

Në përfundim do të nxirren rekomandimet përkatëse, që do t’u drejtohen institucioneve kompetente.

Në kuadër të konferencës, do të mbahet edhe një workshop për teatrin dhe diasporën, prej orës 14.00.

Rekomandimet e konferencës së parë, të mbajtur para një viti, ndikuan në përmirësime të dukshme në fushën e teatrit në Kosovë.

Konferenca nis prej orës 12.00 dhe mbahet në Institutin Albanologjik-Prishtinë, më 27 dhjetor 2019.

Regjistrimi i pjesëmarrësve nis prej orës 11.30.

Organizatorë të konferencës dhe workshop-it, janë organizata me përvojë në aktivitetet kulturore “Cult Club”-i dhe regjisorja prof.asc. Elmaze Nura.

Kjo ngjarje është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ministria e Diasporës dhe Komuna e Prishtinës.

Exit mobile version