Nuk është vetëm, Adnan Rrustemi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhje që ishte deklaruar në një nga mbledhjet e KQZ-së kundër numërimit të votave të Serbisë. Është edhe vet VV-ja e cila nëpërmjet një komunikate për media kishte kërkuar të refuzohen ato vota. Ndërkohë sot pasdite disa nga kandidatët për deputetë të këtij subjekti janë ankuar në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së e cila kishte anuluar ato vota.
Lexojeni të plotë komunikatën e VV-së, e lëshuar me 13 tetor:
Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.
Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.
Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar.