Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci, ka rrëfyer dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, lidhur me komunikatën e famshme kundër tij.
Në “Prime Time”, Geci ka treguar se lidhur me komunikatën 59, vëllai i tij, Fadil Geci, ka qenë edhe në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi, ku është takuar me babain e tij, Haxhi Thaçin.
Geci ka treguar se kanë kërkuar sqarime se kush e ka shkruar këtë komunikatë.
Geci po ashtu ka thënë se do të kërkojë nga Gjykata Speciale të sqarojë çështjen e komunikatës 59.