-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komunikacioni nëpër rrugët e Kosovës vazhdon të zhvillohet pa probleme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se pash reshjeve të mbrëmshme të borës, komunikacioni nëpër rrugët e Kosovës po zhvillohet pa probleme.

“Reshjet e mbrëmshme të borës nuk shkaktuan probleme në zhvillimin e trafikut, meqë kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me menaxherët rajonalë dhe ekipet mbështetëse të MI-së, në vazhdimësi kanë monitoruar dhe kanë mirëmbajtur të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend”, thuhet në njoftimin për media.

Ky angazhim i ekipeve të MI-së ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa pengesa.

“Po ashtu, ka vazhduar bashkëpunimi me Policinë e Kosovës për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin e papenguar të banorëve edhe në zonat e thella malore, ku sasia e borës është më e madhe.

Në kontinuitet po punohet edhe në rrugët rreth qendrave të turizmit dimëror, të cilat janë të vizituara më shumë nga qytetarët, si Brezovica, Prevalla etj., në mënyrë që të evitohen mundësitë e paraqitjes së vështirësive në rrugë”, thuhet më tej në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore për udhëtim dhe të respektojnë ligjin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img