Site icon PrishtinaPress

“Komunat po i shpallin luftë shtetit”/ Nitaj i AAK-së: Kjo është tallja më e madhe e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie ka paraqitur të shtunën një pako ndihmëse ekonomike për të përballuar inflacionin e lartë në Kosovë, shkruan Prishtinapress.

Por, kjo pako nuk mbështet çdo qytetar të Kosovës. Ai sot ka ndarë nga 50€ për punonjësit shtetërorë dhe në anën tjetër duke ua ndalë pagën mujore të gjithë atyre që i janë bashkuar grevës së thirrur nga sindikatat e ndryshme.

Kurti në këtë konferencë iu ka bërë thirrje komunave, që të pushojnë me sjelljen destkrutive dhe bojkotin ndaj MF-së.

Ai gjithashtu tha se komunat që po e bojkotojnë kërkesën e ministrisë së Financave i kanë shpallur luftë shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj , ka bërë me dije se në parim është kundër ndihmave sociale.

Ai ka thënë se ato mund të aplikohen vetëm për kategoritë sociale por jo për kategoritë tjera.

“Nuk i di detajet e paketës së prezantuar nga Kryeministri. Por në parim jam kundër ndihmave sociale. Ato mund te aplikohen vetëm për kategoritë sociale por jo për kategoritë tjera. Nuk zgjidhen problemet me ndihma sociale. Sheti duhet te aplikoje masa te tjera. T’i ule taksat, ta heqë TVSh për produktet esenciale, ti rishikoj kontratat, t ‘rris pagat, të subvencionoje prodhuesit etj!”, tha Nitaj për Prishtinapress.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Nitaj foli edhe për deklaratën e kryeministrit, i cili tha se komunat që po e bojkotojnë kërkesën e ministrisë së Financave i kanë shpallur luftë shtetit.

Nitaj këtë deklaratë të kryeministrit Kurti e quajti zbulim të ri, duke shtuar më pas se kjo është tallja më e madhe që kryeministri u bën komunave.

“Ky është zbulimi me ri. I paskan shpallur luftë shtetit sepse nuk ia paskan dërguar listat e njerëzve që do t’i ndëshkonte ministri. Ministri është i shteti, por nuk është shteti. E komunat janë shteti, ose pjesët e tij. Atëherë si e luftoka shteti-shtetin!!! Kjo është tallja me e madhe që u bën komunave kryeministri! Nëse komunat nuk bashkëpunojnë me ministrin, ai duhet ta ndërrojë ministrin, se komunat nuk mund t’i ndërrojë”, shtoi Nitaj.

Ndërsa, i pyetur se si e vlerësoni qeverisjen e deritanishme të Kurtit, Nitaj tha se është i zhgënjyer.

“Nuk gjeje fjale të mira për këtë qeveri. Jam i zhgënjyer!”, përfundoi Nitaj./Prishtinapress/

Exit mobile version