3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Komunat kundër qeverisë, kërkohet heqja e orës policore

Asociacioni i Komunave të Kosovës po vazhdon të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë që të heq orën policore.

Drejtori i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se si Asociacion kërkojnë një takim me ministrin e Shëndetësisë para 4 shkurtit, kur edhe do të rishikohen masat e marra.

Ai ka thënë se vendosja e orës policore nuk po jep rezultate që nga tetori i vitit të kaluar kur vendi regjistronte një numër më të ulët të rasteve të reja.

“Kërkojmë takim me ministrin e shëndetësisë para 4 shkurtit para rishikimit të masave që të diskutohet me kryetarët e komunave po mendojmë po shihet që masa e orës policore nuk po jep rezultate që nga tetori kur regjistronim 4 – 5 raste të reja, tash po shihet që masa e ndikimit e orës policore nuk po jep rezultate”, ka deklaruar ai.

Ibrahimi po ashtu ka kërkuar që të kthehen në Komitetin për vlerësimin e gjendjes me pandeminë.

Ndërsa, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës për t’u mbrojtur nga virusi./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img