0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komunat i përkrahin masat e reja anti-covid, kërkojnë rishikim të masave çdo dy javë

Masat e reja të propozuara nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj pandemisë COVID-19, po mirëpriten nga Komunat e Kosovës.

Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u shpreh se këto masa duhet të rishikohen çdo dy javë. Ibrahimi për Ekonomi Online ka thënë se kryetarët e komunave dhe komunat do t’i respektojnë të gjitha masat në plotëni të cilat kanë ardhur nga niveli qendror.

“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi kërkuar nga Qeveria që çdo dy javë, të rishqyrtohen masat e reja anti-COVID, pasi që me 5 korrik është marr vendimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket masave të atëhershme dhe të martën mbrëmje ka dal edhe vendimi i masave të reja. Në çdo kohë kryetarët e komunave dhe komunat i kanë respektuar të gjitha masat në plotëni, masat të cilat kanë ardh nga niveli qendror sepse prioritet i kryetarëve të komunave është ruajtja e shëndetit publik së bashku me atë ekonomik dhe zbatimi i këtyre masave do të jetë edhe në javët e ardhshme në mënyrë që jeta e qytetarëve të shpëtohet”.

Mes tjerashi Ibrahimi ka theksuar, se komunat kanë kërkuar prezencë më të madhe të policisë së Kosovës në teren, si dhe të rritet numri i inspektorëve.

“Është e vërtet se është kërkuar nga komunat prezencë më e madhe e policisë së Kosovës si dhe numrit të inspektorëve mirëpo, po ashtu është formuar një trup i përbashkët i gjithë inspektoratit të Kosovës.Të gjitha këto trupa janë duke e bërë monitorimin e situatës, dhe çka është risi që gjatë kësaj jave ka filluar edhe shqiptimi i gjobave me tiketa në atë kuptimin që një kopje e kësaj tikete ti jepet edhe personit fizik apo juridik që e merr gjobën dhe është afati i caktuar se kur do ta paguaj gjobën”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka thënë se në përgjithësi ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, në luftimin e pandemisë.

“Në përgjithësi ka një bashkëpunim shumë më të mirë sa i përket luftës anti-COVID, nga sektori i inspektoratit. Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të bëhet një lirim i masave ndaj gastronomisë, sepse vlerësohet edhe tani edhe në të kaluarën që sektori i gastronomisë është punëdhënësi më i madh i të rinjve, dhe për këtë arsye kemi gjetur gjuhë të përbashkët me nivelin qendror dhe për këtë arsye është bërë zgjatja e orarit të punës, dhe mendojmë dhe besojmë që gjatë rishqyrtimit të masave në të ardhmen duke u bazuar në situatën reale në teren do të b

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img