-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komunat e vogla kanë probleme financiare

Instituti Riinvest organizoi tryezën “Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër”.
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë dhe vlerësojë përputhshmërinë e prioriteteve të zhvillimit rajonal konkretisht rajonit ekonomik Qendër dhe prioriteteve kombëtare të adresuara nga Qeveria qendër , tha Alban Hashani nga Instituti Riinvest.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Sokol Havolli tha se problemet e nivelit lokal janë specifike, por Qeveria ka dokumentet në hartimin e strategjive. Ai tha se në strategjinë kombëtare janë paraparë edhe reformat ekonomike.

“Përtej këtyre dokumenteve kryeministri Isa Mustafa ka pasur vazhdimisht takime nëpër komuna të Kosovës dhe janë identifikuar problemet, por gjithnjë këto kërkojnë zgjidhje me anë të politikave buxhetore. Komunat e mëdha nuk kanë probleme financiare siç është Prishtina, por janë komunat e vogla që kanë probleme financiare siç është komuna e Obiliqit”, tha Havolli.
Ai tha se janë edhe dy komponentë kryesore për komunat, qarkorja e buxhetit dhe fusha e dytë është komisioni i granteve. Në këtë tryezë u identifikuan fushat kryesore për komunat, si industritë konkurruese, infrastruktura dhe bujqësia. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img