Site icon PrishtinaPress

Komunat e Mitrovicës dhe Skenderajt mbeten pa ujë të pijes

Komunat e Mitrovicës dhe Skenderajt janë pa furnizim me ujë të pijes për shkak të një defekti teknik i cili ka ndodhur në impiantin për trajtimin e ujit në Shipol.

Sipas njoftimit për media nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimn e defektit.

Është bërë e ditur që pritet që deri në orët e pasdites të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.

Exit mobile version