1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Komuna përkrahë bujqit me stalla e motokultivator në Malishevë

Në kuadër të programit komunal për mbështetje në zhvillimin e bujqësisë, dje dhe sot, Komuna e Malishevës, ka filluar ndërtimin e dhjetë stallave për blegtorë dhe dhënien e pesëdhjetë motokultivatorëve, për punimin e tokës, ndërsa mbështetja për bujqit malishevas, do të vazhdoj edhe në vazhdim të këtij viti dhe gjithashtu edhe në vitin 2017, do të jetë prioritet i veçantë për Komunën e Malishevës.
“Në kuadër të programit komunal për zhvillimin e bujqësisë, ne po mundohemi ti përkrahim bujqit në punimin e tokës dhe rritjen e kapaciteteve të stallave, pasi bujqësia është dega më e fuqishme e zhvillimit ekonomik në kushtet tona”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. “Përmes këtyre investimeve, përveç furnizimin e tregut me produkte vendore, ne synojmë edhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Mazreku.
Përndryshe, Komuna e Malishevës, në bashkëfinancim ka filluar ndërtimin e dhjetë stallave për fermerë, projekt i cili do të vazhdohet edhe me furnizimin me lopë qumështore. Ky projekt pritet të kushtoj afro 200 mijë euro.

Po ashtu me bashkëfinancim, sot ka filluar edhe ndarja e motokultivatorëve për pesëdhjetë bujq të Komunës së Malishevës, ku vlera e këtij projekti është 17 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img