Site icon PrishtinaPress

Komuna nuk po “i bjen në fije”/ Musliu thotë se banjo publike në Parkun e qytetit menaxhohet nga “Hortikultura”, Gagica thotë se nuk është në menaxhimin tonë

Banjo publike në Parkun e Qytetit tash e sa kohë nuk është duke funksionuar, e PrishtinaPress ka intervistuar Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun i cili tha se me një bashkëpunim e kemi bart menaxhimin e asaj banjo tek “Hortikultura”.

E ndryshe nga Musliu mendon kryeshefja e NPL “Gjelbër” (ish-Hortikultura) Nora Cimili Gagica.

Prishtina Press në një intervistë ka pyetur edhe kryeshefen Gagica rreth banjos publike në Parkun e Qytetit se kur do të hapet dhe a është në menaxhimin tuaj.

“Jo nuk është, ndërmarrja fushëveprimtarin e ka të mirëmbaj gjelbërimin e jo të mirëmbaj tualetet e qytetit, përpos në parkun e Gërmis.” tha kryeshefja e NPL “Gjelbër” Gagica./PrishtinaPress/

Exit mobile version