1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna investoi mbi 200 mijë euro për “Tregun e Gjelbër” në Lipjan- Aty shiten vetëm plaçka

Janë bërë pothuajse katër vite që kur është ndërtuar dhe funksionalizuar Tregu i Gjelbër në Lipjan. Por, edhe pse u përurua si ‘Treg i Gjelbër’, aty tregtarët asnjëherë nuk shitën pemë dhe perime, por në vend të tyre shitën plaçka, shkruan Insajderi.

Realizimi i këtij projekti kushtoi plot 232 mijë e 706 euro. Ani pse nuk u funksionalizua për atë që ishte planifikuar, ky investim iu shërbeu qytetarëve për shitjen e mobileve shtëpiake, veshje e plaçka të ndryshme.

Nga Komuna e Lipjanit për Insajderin kanë thënë se tregun për pemë dhe perime e kanë lënë në lokacionin e vjetër.

Tregu prej ditës që është përuru e deri më sot është në funksion, është funksional për plaçka, jo për pemë e perime. Shiten mobile, plaçka, e gjësende tjera, por, jo pemë dhe perime. Tregun për pemë dhe perime e kemi lënë në lokacionin e vjetër deri sa të bëjmë një investim“, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit të Lipjanit, Avni Jashari.

Foto: Tregu i Gjelbër në Lipjan në prag të përurimit në vitin 2019

Tutje, Jashari ka thënë se po presin që të fillojë ndonjë investim më i madh dhe t’i bashkojnë të dy tregjet.

Është e vërtetë që është përuru si treg i gjelbër, në të ardhmen pritet të bëhet një investim, ne ia kemi lehtësu qytetarëve, e kemi leju tregun vetëm për pemë dhe perime në qytet edhe shkak që të mos bahet tollovi e madhe në atë pjesën atje të hënave. Momentin që fillon ndonjë investim ne do e ridestinojmë prapë atje dhe nuk bëhet ndarja e tyre“, ka thënë ai.

Siç shihet në fotografinë e mëposhtme gjendja e tezgave të tregut nuk është aspak e mirë. Nuk dihen arsyet që e kanë shndërruar në këtë gjendje tregun në Lipjan.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img