2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Komuna inspekton vetëm 94 familje nga 394, për banesat sociale në Hajvali

329 familje kanë konkurruar për 50 banesa sociale që do të shpërndahen në Hajvali nga Komuna e Prishtinës. Por, Komuna e Prishtinës nuk është afër që t’i inspektojë të gjitha familjet që kanë aplikuar.

Arben Vitia, Drejtor për Mirëqenie Sociale, në Komunën e Prishtinës, thotë se nga 329 familje sa kanë aplikuar, Komuna e Prishtinës ka arritur t’i inspektojë vetëm 94 familje.

“Për këto banesa kanë konkurruar 329 familje, kurse deri me tash janë inspektuar vetëm 94 familje me gjendje të rendë sociale dhe pa strehim të duhur, inspektorët janë duke e kryer punën e tyre dhe shpresoj që shumë shpejtë të arrijnë të vizitojnë të gjitha këto familje”, ka thënë Vitia për RTV21.

Përcaktimi i përfitueseve të këtyre banesave janë mbi disa kritere si statusi i banimit, lartësia e të ardhurave, gjendja shëndetësore, invaliditeti i pjesëtarëve të familjes dhe struktura familjare.

Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs për ndarjen e 50 banesave për familjet në gjendje të rëndë sociale me 1 nëntor ndërsa konkursi ka qenë i hapur deri me 1 dhjetor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img