Ka disa muaj që komisioni i ekspertëve nga Komuna e Vushtrrisë, në përbërje të anëtarëve të subjekteve politike që përbëjnë Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë dhe anëtarëve të Ekzekutivit, ka filluar punën për hartimin e Statutit të Komunës së Vushtrrisë.
Angazhimi dhe kontributi i tyre sot u kurorëzua me votim nga Kuvendi i Komunës, me 24 vota “PËR”, duke i mundësuar kështu Komunës së Vushtrrisë që nga sot të ketë Statutin e ri.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, falënderoi komisionin e ekspertëve për hartimin e draft-statutit si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës për mbështetjen që i dhanë me votën e tyre.
Kryetari Idrizi uroi qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, duke vlerësuar se ky Statut ishte i domosdoshëm dhe si akt juridik që rregullon mënyrën e funksionimit të komunës hapë rrugën për zhvillimin e mëtejmë të Komunës së Vushtrrisë.