Site icon PrishtinaPress

Komuna e Vitisë, më e prekura nga ekstremizmi (Video)

Kenan Gashi nga organizata jo qeveritare “Avonet” nga Ferizaj, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se komuna e Kaçanikut nuk është më e prekura  sa i përket ekstremizmit të dhunshëm.

Gashi thotë se komuna e Vitisë është ajo më e prekura.

“Komunat mund ta menaxhojnë territorin e vet nga ekstremizmi. Komuna më e theksuar në media, si çerdhja e ISIS-it, ka qenë Kaçaniku, ku për mendimin tim nuk qëndron ashtu. Ajo është Vitia. Nuk mund të etiketojmë disa persona siç është Lavdrimi. Ne kemi parë disa kampe që janë trajtuar njerëz në mënyrë ideologjike që duhet të luftohet me atë bindjen që krijohet. Por pse ka ndodhur kjo në komunën e Vitisë, është sepse aty kemi një mekanizëm të dobët si policorë dhe të qarqeve të sigurisë”, tha Gashi në Kontakt në Tribuna Channel.

Gashi poashtu ka folur edhe për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Exit mobile version