Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve atje kanë shpërthyer një numër i zjarreve.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ka dyshime që zjarret janë qëllimshme nga njerëzit.
“Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën tonë, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin”.
“Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private. Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftim.