Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se familjet të cilat janë prekur nga vërshimet e ditëve të fundit mund të kontaktojnë në numrat komunalë për tu ndihmuar me gjëra elementare dhe ndihmë mjekësore në rast nevoje.
Pas dëmeve të shkaktuara në komunën e Skenderajt si pasojë e vërshimeve, kjo komunë ka vendosur tu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Komuna e Skenderajt përmes një njoftimi ka thirrur qytetarët se në rast se kanë nevojë për gjëra ushqimore, veshmbathje apo batanije mund të telefonojnë në numrat kontaktues të kësaj komune, numra këta në të cilët përfshihen, zyra për informim dhe zyra për logjistikë.
Ndër të tjera, komuna e Skenderajt në njoftimin e lëshuar bën të ditur se qytetarët janë të gatshëm të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore në rast se kanë nevojë.
Kjo komunë për të qenë më afër qytetarëve po i ndihmon ata duke qenë se ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura që shkaktuan vërshime disa familje kanë mbetur edhe pa kulm mbi kokë. E për të bërë një gjë të tillë nga komuna kanë angazhuar ekip të shpërndarjes.