1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Skenderajt me fushatë vetëdijsuese: “Mbaji duart në timon, Jo në telefon!”

Në  Skenderaj ka filluar fushata sensibilizuese e titulluar “Mbaji duart në timon, Jo në telefon!

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari mori pjesë në këtë fushatë së bashku me të rinjë duke shpërndarë broshura dhe aromatizues për vetura të cilat përmbajnë udhëzime për kujdes gjatë vozitjes.

Kjo fushatë sensibilizuese ka për qëllim vetëdijësimin e shoferëve për parandalimin e aksidenteve, duke bërë thirrje që të shmangin përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë së bashku me Qendrën Rinore në Skenderaj, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës.

Aktiviteti në fjalë është edhe pjesë e organizimeve të ditëve të diasporës që do të mbahen në Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img