Edhe një herë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i erdhi në ndihmë Komunës së Skenderajt duke bashkëpunuar në bashkëfinancimin e ndërtimit të pesë shtëpive për familjet në nevojë në Skenderaj.
Kjo pasi që i pari komunës, Bekim Jashari, sot së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar këtë marrëveshje me anë të së cilës, Komuna e Skenderajt dhe shoqata bamirëse në fjalë, do të përzgjedhin pesë familje në nevojë për t`i bërë me shtëpi.
Kryetari Jashari është shprehur mirënjohës ndaj humanistit Kastrati për ndihmën që gjithmonë ka ofruar për qytetarët e Komunës së Skenderajt.
“Falënderime të përzemërta për humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën “Jetimat Ballkanit” për bashkëpunimin e për shërbimin në ndihmë të popullit tonë, jetimave dhe familjeve në nevojë”, tha Jashari.
Kujtojmë që vitin e kaluar falë bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj shoqate janë ndërtuar 25 shtëpi për familjet nevojtare në Skenderaj.