2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Shtimes e anulon ekskursionin për maturantët në Shqipëri

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se është anuluar ekskursioni për maturantët në Shqipëri, që ishte i planifikuar të realizohej gjatë ditëve të ardhshme.

Në njoftim thuhet se arsyeja e anulimit lidhet me kompaninë e cila sipas tyre, nuk i është përmbajtur ofertës dhe kontratës së fituar.

“Me keqardhje njoftojmë maturantët dhe mësimdhënësit e dy shkollave të mesme për anulimin e ekskursionit të paraparë të mbahej në Shqipëri. Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime njofton se pas procesit të përzgjedhjes, kompania fituese nuk i është përmbajtur realizimit të ofertës me të cilën ka aplikuar bazuar në çmimin e paraqitur”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar që procesi i përzgjedhjes të jetë në tërësi i bazuar në kërkesat që i përgjigjen formularit sipas UA 02/2016.

“Ju kërkojmë falje gjithë nxënësve e mësimdhënësve dhe kërkojmë mirëkuptimin e tyre, pasi nuk mund të lejojmë që nxënësit të bartin papërgjegjësinë e ofertuesve”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img