Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës vazhdon pastrimin e kryeqytetit, largohen mbeturinat te stacioni i trenit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe të shtunën pastrimi i mbeturina brenda objekteve në afërsi të hapësirës publike.

Të shtunën është liruar dhe pastruar hapësira në afërsi të Stacionit të trenit në kryeqytet.

“Objektet në pronësi të institucioneve dhe ndërmarrjeve të ndryshme në kryeqytet (jo komunale), duhet të mirembahen dhe jo të shndërrohen në deponi të mbeturinave në mes të kryeqytetit!”, thotë njoftimi i Komunës së Prishtinës.

Postimi i plotë:

Vazhdon pastrimi i mbeturinave edhe brenda objekteve në afërsi të hapësirës publike komunale tashmë të liruar dhe e pastruar në afërsi të Stacionit të trenit në kryeqytet.
Objektet në pronësi të institucioneve dhe ndërmarrjeve të ndryshme në kryeqytet (jo komunale), duhet të mirembahen dhe jo të shndërrohen në deponi të mbeturinave në mes të kryeqytetit!
Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të angazhohet në vazhdimësi për rend, rregull e pastërti në Komuna e Prishtinës ????
Perparim Rama
Florian Dushi.

Exit mobile version