Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës vazhdon e pashqetësuar angazhimet, krasitin pemët në orën 08:00 – krijohen kolona të gjata

Aktivitetet e Komunës së Prishtinës nëpër kryeqytet, shpesh herë kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve. Kjo zakonisht për shkak të kohës së zgjedhur për t’u kryer punët, duk bërë që të krijohen tollovi në trafikun edhe ashtu të tej dendur në Prishtinë.

E mëngjesin e sotëm punëtorët e Hortikulturës janë parë duke bërë krasitjen e pemëve ‘te Santea’ në Prishtinë, në një kohë kur është fluksi më i madh i veturave.

Sipas deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, krasitja e drujve po bëhej në orën 08:00 dhe kjo ka shkaktuar shumë telashe në qarkullimin e veturave dhe vonesa të qytetarëve nëpër punët e tyre.

“Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan???? Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë  në oren 8:00 të mengjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e  Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londer Kryetari I Londres  kishte dhënë dorëheqje. PPerparim Rama  ti a me duket a pate ardhe nga Londra për tu bërë Kryetar???”, shkroi ajo në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka bashkëngjitur edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se pak ditë më parë Komuna u kritikua për ngjyrosjen e vendkalimit të këmbësorëve në pikun e ditës.

Exit mobile version