Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin për rrënimin e objekteve pa leje

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një objekti që ndodhet në rrethrrotullimin në Çagllavicë.

Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se me këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendimi për rrënim, pasi që investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur që ta rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.

Edhe përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rrënimet e tilla janë të pashmangshme.

“Në Prishtinë, nuk ka tolerance për ndërtimet pa leje! Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar punët ndërtimore në ndërkohë. Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm!”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version