Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sot do të testojë alarmin publik.
Në njoftimin për media thuhet se alarmi do të testohet në ora 12:05.
“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, me datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në komunikatë.