Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka ndarë 20 bursa me nga 1 mijë euro për 20 sportistë.
“Për të stimuluar punën dhe angazhimin e tyre, por edhe për të ju dëshmuar se si Drejtor i Sportit do të jem afër tyre në secilin hap drejt ndërtimit të një karriere prej kampioni, u kemi ndarë secilit bursë vjetore prej 1 mijë eurosh’’, ka shkruar Rugova.
Ai ka theksuar se sa të rëndësishme janë këto bursa dhe se në rrugëtimin e sportistëve të rinjë për të prekur majat e sportit do ta kenë përkrahjen e tij.
“Si ish-sportist, e di dhe e kuptoj rëndësinë e mbështetjes për të cilën ka nevojë një i ri ose e re në fillet e karrierës. Prandaj, të gjithë këta, por jo vetëm këta, edhe shumë e shumë sportistë të tjera të ri të Prishtinës, në rrugëtimin e tyre për të prekur majat e sportit do të më kenë krahë në çdo moment’’, ka shkruar drejtori në llogarinë e tij në Facebook./Prishtinapress/