-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës shpalli konkurs për drejtorë të shkollave të mesme e institucioneve parashkollore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore.

Për drejtor të shkollave të mesme të larta janë hapur pozita të lira në shkollat: “Prenk Jakova”, “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “Dr. Ali Sokoli” “,“Eqrem Çabej”, “Medreseja Alauddin” dhe zëvendësdrejtor në “Ahmet Gashi”.

Derisa, është rishpallur konkursi për drejtor në shkollat: “Hoxhë Kadri Prishtina”,  “Gjimnazi i Specializuar Matematikor”,  “7 Shtatori” dhe zëvendësdrejtor në “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Për këto shkolla komuna ka hapur fillimisht një konkurs në nëntor të vitit 2022, por që kishte dështuar në mungesë të kandidatëve të kualifikueshëm.

Pozita për drejtorë janë shpallur edhe në institucionet parashkollore si: IP “Dielli”, “Yllkat”, “Xixëllonjat”, “Buzëqeshja”, “Ardhmëria”,  “Gëzimi Ynë”, “Fatosat”, “Lulevera”.

Sipas të dhënave në këto konkurse, kohëzgjatja për këto emërime do jetë për 4 vite.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 14.03.2023 deri më datën 28.03.2023.

Në detaje të këtij konkursi potencohet se kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë të aplikoj në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.

Në maj të vitit 2022, Komuna e Prishtinës bëri të ditur se drejtorët dhe zv.drejtorët do të përzgjedhen në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Detaje lidhur me dokumentet dhe kriteret për këto pozita i gjeni të bashkangjitura këtu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img