Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs për pranimin e 25 psikologëve në shkolla.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati në një konferencë për medie.
Sipas saj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, kanë vendosur që të bëjnë publik këtë njoftim.
Ajo më tej ka thënë se që nga marrja e mandatit siguria e nxënësve si në aspektin fizik, por edhe mendor është prioritet për të./Prishtinapress/