2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës shënon ditën e dëshmorëve

Komuna e Prishtinës shënon sot ditën e dëshmorëve më ç’rast kryetari  i komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale do të bejnë homazhe dhe ndërime pranë varrezave te dëshmorëve.

Udhëheqësit e komunës nisin homazhet nga varrezat e dëshmorëve në Velani për të vazhduar me nderime tek shtatorja Zahir Pajaziti dhe shtatorja e Skënderbeut.

Komuna po ashtu për nder të kesaj dite organizon edhe dhurimin e  gjakut në Sheshin “ Zahir Pajaziti”.

Udhëheqësit e komunës po ashtu bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat: Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishevc, Canaj, Barilevë, Koliq, Stallovë dhe Rimanishtë si dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Sharban .

Komuna po ashtu organizon Akademi përkujtimore në kujtim të dëshmorëve si dhe mban manifestimin qendror në fshatin Marec.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img