Komuna e Prishtinës ka bërë edhe njëherë thirrje për të mos hedhur mbeturina në gjelbërim por në shportë.
Në faqen e komunës është publikuar një video ku shihet një grua duke hedhur mbeturina në rrugë.
“Të nderuara zonja, Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë. Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër Kryeqytetin tonë. Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu.Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në reagimin e komunës.