Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës planifikon pelet për shkolla në vlerë prej 130 mijë €

Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet qysh herët për sezonin e ftohtë.

Kjo komunë ka njoftuar për një kontratë që ka të bëjë me furnizimin me pelet, transmeton Indeksonline.

Furnizimi me pelet ka të bëjë me shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune.

E shuma e parashikuar e kontratës është 130 mijë euro.

Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj, përkatësisht një vit.

Exit mobile version