-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës për zhurmat e larta në lokale: Nga 1 gushti ndëshkimet do të jenë nga 500 deri në 5 mijë euro

Zhurma e lartë e muzikës në lokalet e natës është bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët që jetojnë afër atyre zonave në kryeqytet.

E disa qytetarë që kanë dërguar email duke reguar se zhurma e lartë është duke i penguar vazhdimisht dhe se askush nuk merr masa që një gjë të tillë ta ndalojë.

Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Prishtinës, i janë dërguar pyetje Komunës së Prishtinës.

Nga zyra e informimit përmes adresës elektronike thanë se kryeqyteti e ka të hartuar Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.

Sipas tyre, kjo rregullore është e bazuar në ligjet në fuqi.

Po ashtu, thonë se për ata që shkelin rregulloren do të pasojnë sanksionet të cilat janë shqiptimi me gjobë prej 500 deri në 5,000 euro.

“Inspektorati i Kryeqytetit, ka të drejtë që të shqiptojë gjoba në pajtim me legjislacionin në fuqi. Për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, varësisht nga niveli i shkeljeve dhe në përputhje me rrethanat ku ndodh shkelja, do të  shqiptohen gjobat në vlera minimale prej 500 euro dhe në vlerë maksimale prej 5,000 euro”, kanë thënë nga zyra e informimit të Komunës së Prishtinës, raporton telegrafi.

Ndërkaq Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike, e cila do të zgjasë deri më 1 gusht.

“Secili person fizik ka mundësinë e kyçjes në këtë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar deri më tani. Faza testuese do të zgjasë deri më 1 gusht të këtij viti. Pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim kanë bërë të ditur se afati për aplikimin e certifikatës të orarit të punës dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më 20.07.2023.

E siç thuhet në njoftim pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit.

Ndryshe, në Ligjin për Ndotjen Akustike thuhet se “Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së sajë është detyrë e institucioneve qendrore, njësive lokale, personave fizik e juridik dhe qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img