Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se pas shiut të dendur, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale.
Komuna ka shtuar se ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar këto dëme.
“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar”, thuhet në njoftim.
“Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave”, bën thirrje komuna.