Në një intervistë me Klan Kosovën, Ferri deklaroi se autobusët e rinj që ka blerë Komuna e Prishtinës janë të falsifikuar. Ka thënë po ashtu se autobusët nuk kanë ardhur nga Çekia, siç ka njoftuar komuna, por nga Kroacia.
E Komuna e Prishtinës i ka quajtur shpifje dhe trillime deklaratat e Ferrit.
“I ashtuquajturi kryetar i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri, i caktuar jashtligjshëm nga aksionarët Shiqeri Spahiu dhe Lirie Avdiu, doli sot publikisht duke shpifur për projektin e fundit të Trafikut Urban, konkretisht për autobustë e rinj”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.
Madje, komuna ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj tij.
“Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të qeveriset në bashkëpunim me qytetarët dhe punëtorët. Për të gjitha deklarimet si këto të Avdi Ferrit, do të ketë veç një përgjigje – Padi për shpifje”, ka paraljmëruar komuna.