Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës pa automjete pas skadimit të kontratës së qirasë

Komuna e Prishtinës është lënë pa automjete funksionale pas skadimit të kontratës që lidhte Autoritetin Qendror të Prokurimit (AQP) me kompanitë që siguronin 76 automjete për përdorim në administratën lokale dhe qendrore, shkruan PrishtinaPress.

Pas 6 dhjetorit, të gjitha automjetet janë kthyer, duke vështirësuar operimin e drejtorive kyçe si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Komuna ka bërë thirrje urgjente për Qeverinë e Kosovës dhe AQP-në që të gjejnë një zgjidhje për të siguruar mjetet e nevojshme, pasi mungesa e tyre po rrezikon shërbimet dhe sigurinë publike.

Exit mobile version