-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës obligon gastronominë të furnizohen me pajisje që e masin zhurmën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar lokalet në sektorin e gastronomisë se me Rregulloren e re duhet të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar të zhurmës.

“Ju njoftojmë se, me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës , subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet OBLIGOHEN të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, subjektet afariste si: kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, të shfrytëzojnë afatin e aplikimit deri më 13 mars 2023, në ora 16:00, për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës.

Aplikimi online, sipas Komunës mund të bëhet në linkun:

https://apliko.ndotja-akustike.com. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img