Kryetani i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se një shkollë e re ka filluar të ndërtohet në Veternik, e cila pritet të përfundojë brenda dy viteve.
Rama tregon se 1080 nxënës do mund të frekuentojnë mësimet në këtë shkollë.
Ky është shkrimi i plotë:
Veterniku me shkollë të re për 1080 nxënës! ????
Sot vendosa gurthemelin e shkollës së shumëpritur nga të gjithë banorët e zonës Prishtina e re. ????
Nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi të vijojnë mësimin afër vendbanimit të tyre, me kushte të dinjitetshme, dhe jo me klasa të stërmbushura.
Shkolla do të ketë kapacitet për 1080 nxënës duke ofruar shkollim nga niveli parashkollor deri te klasa e 9-të.????????♀️????????♂️
Ndërtimi i shkollës do të bëhet me modalitetin publiko-privat dhe do të ketë sipërfaqe prej 6,726m². Shkolla pritet ti hapë dyert brenda 2 viteve.
Më shumë cilësi:
Kushte më të mira për nxënësit dhe arsimtarët;
Më pak trafik;
Punësim!