Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës: Nesër testohet alarmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër në ora 12:00 do të bëhet testimi i sistemit të alarmit.
Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhojë tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.
Deri sa, testimet me tingull do të realizohen çdo tre muaj, prandaj në shtator sistemi i alarmimit do të testohet me tingull.
Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version