1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës në viti 2022 do t’i shtohen edhe 3-4 drejtori

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në komunën që ai do ta udhëheq pritet të shtohen edhe tri-katër drejtori të reja.

Sipas Ramës, kjo po bëhet në mënyrë që ta kenë drejtori të përshtatshme në mënyrë që të transformohet kryeqyteti.

“Deri tash i kemi 16 drejtori, ndoshta do të jenë edhe tri-katër drejtori më shumë në mënyrë që të kemi drejtori të përshtatshme që ta transformojmë Prishtinën në bazë të programit tonë”, është shprehur Rama në emisionin “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

Më tej, Rama dha se në aspektin funksional, dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura në mënyrë që të ketë mundësi takimi e bashkëpunimi, sepse sipas tij, komuna nuk duhet të punojë në drejtori veç e veç.

“Në aspektin funksional dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura që këto zona të kenë mundësi të takimit dhe bashkëpunimit sepse komuna nuk duhet të punoj në drejtori veç e veç, por duhet të ketë bashkëpunim nëpërmjet drejtorive të ndryshme për shkak se projektet e ndryshme janë të ndërlidhura”, është shprehur Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img