-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës ndan pesë milionë euro për mikrobizneset, 100 mijë për mediat

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të fillojë procesi i ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla në kryeqytet.

Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Komuna e Prishtinës ka 5 milionë euro për këtë qëllim.

“Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online)”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se po ashtu janë ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë.

“Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img