Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike – ata që nuk e respektojnë vendimin gjobiten me 100 euro

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në kryeqytet.

Këte e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

“Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, tha Ahmeti.

Exit mobile version