14.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës merr vendim të rëndësishëm për rimburësimin për Covid-19

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal është votuar që të shfuqizohet vendimi për subvencionimin e qytetarëve të prekur me Covid-19.

Vendimi që ishte marrë gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit është shfuqizuar sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kështu prishtinasit që infektohen me Covid-19 nuk do të rimburësohen më me para.

Më 26 vota pro, 18 vota kanë qenë kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të datës 26 nëntor 2020 për subvencionimin e qytetarëve të komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19.

VV-ja nuk e përkrahu këtë vendim në mbledhjen e sotme. Gëzim Sveçla tha se VV nuk e përkrah ndërprerjen e subvencionimit duke e konsideruar të padrejtë.

“Mendojmë se është e padrejtë që personat që janë infektuar tash prej janarit e këtij viti, të ua ndalojmë këtë subvencion. Kërkojë nga kryetari dhe të gjithë kolegët këtu që me na përkrah mos me ndërpre këtë subvencion, me gjetë mënyra alternative, që në këtë kohë të vështirë. Ne si LVV-së jemi kundër këtij shfuqizimi”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari Përparim Rama tha se në kohën kur është marrë ky vendim, ka qenë situatë tjetër me pandeminë.

Rama paralajmëroi se do të krijohet një grup punues për ta analizuar gjendjen dhe që të ndihmohen vetëm personat që kanë nevojë

“Gjendja para dy viteve me pandeminë ka qenë më ndryshe se sot. Ideja për me shfuqizu këtë pikë është se nuk diskriminon askënd. Po mendoj se duhet më bë një grup punues kujt duhet me i ndihmu, e kush nuk ka nevojë”, u shpreh kryetari Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img