Komuna e Prishtinës ka vënë në dispozicion një numër emergjent për të dhënë çdo informatë për të përballuar vërshimet që ndodhën pas reshjeve të rrepta të shiut.
“Reshje të mëdha kanë vërshuar lagje të qytetit. Të gjitha ekipet me të gjitha kapacitetet janë në terren. Së shpejti zyra e informimit jep detaje për lagjet e ndryshme”, ka thënë Shpend Ahmeti.
Për çdo urgjencë lajmëroni në Qendrën e thirrjeve falas 080012233
080012244 dhe 080012255