Ne mungesë te kontratave te mirëmbajtjes për shkak te ankesave ne Organin Shqyrtues te Prokurimit, Komuna e Prishtinës mbështet Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për pastrimin e rrugëve magjistrale, njoftimin lidhur me ketë aktivitet e ka bërë te ditur Drejtori i Shërbimeve Publike Ilirik Musliu përmes një njoftimi.
Njoftimi si në vijim:
Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për pastrimin e rrugëve magjistrale, ne bashkë me ekipet tona dolëm në teren.
Me kontratat ekzistuese të cilat i posedojmë si Drejtori e Shërbimeve Publike, pastruam rrugët magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe lagjen Veternik.
Gjithmonë për të mirën e qytetarëve!
????♂️????????




