Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kolonat në kryeqytet janë krijuar për shkak të aksidentit të rëndë në Veternik.
“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura. Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave“, thuhet në njoftim.
Po ashtu komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë alternative.
“Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”, thuhet në njoftim.