-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Komuna e Prishtinës, është e brengosur se ka sistem i ri nuk është testuar dhe nuk e din se si do të funksionoj.

‘Si Komunë e Prishtinës iu kemi drejtuar zyrtarisht MAPL-së, më 27 dhjetor 2016, ku i kemi shprehur brengat tona. MAPL ka garantuar se deri më 4 janar gjithçka do të rregullohet, për çka ne jemi shumë skeptik. Të njëjtin shqetësim dhe problem e kanë shprehur edhe disa nga Komunat e tjera të Kosovës’, thuhet ndër të tjera në reagimin e komunës Prishtinës dërguar medieve.

Komuna qe udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i ka lutur qytetarët që të kenë durim dhe të kuptojnë situatën qe do të krijohet nga dita e nesërme, që është pasojë e zbatimit të këtij sistemi të ri nga MAPL.

Komunikata e plotë e Komunës se Prishtinës:

I lusim qytetarët që të kenë durim dhe të kuptojnë situatën që do të krijohet nga dita e nesërme, që është pasojë e zbatimit të këtij sistemi të ri nga MAPL.

Më 4 janar është paraparë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që të zbatohet sistemi i ri i INTRANET-it në të gjitha Komunat e Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës.

Para zëvendësimeve të sistemeve të tilla të mëdha, zakonisht bëhen faza testuese të sistemit të ri paralel me sistemin e vjetër, dhe tek pas përputhshmërisë së plotë të dy sistemeve bëhet zëvendësimi. MAPL nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe ka vendosur që menjëherë të fillohet me sistemin e ri, në fillim të vitit, kohë kjo kur kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha.

Si Komunë e Prishtinës, jemi shumë të brengosur se ky sistem i ri, sidomos në pjesën e inkasimit të shërbimeve, nuk është fare në nivel dhe do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha edhe tek qytetarët.

Si Komunë e Prishtinës iu kemi drejtuar zyrtarisht MAPL-së, më 27 dhjetor 2016, ku i kemi shprehur brengat tona. MAPL ka garantuar se deri më 4 janar gjithçka do të rregullohet, për çka ne jemi shumë skeptik. Të njëjtin shqetësim dhe problem e kanë shprehur edhe disa nga Komunat e tjera të Kosovës.

I lusim qytetarët që të kenë durim dhe të kuptojnë situatën që do të krijohet nga dita e nesërme, që është pasojë e zbatimit të këtij sistemi të ri nga MAPL.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img