Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës ka nisur largimin e qenve endacakë, veç dje u hoqën 27 prej tyre

Komuna  e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se kanë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët i kanë dëguar në strehimore për trajtim dhe strehim.

Qentë endacakë janë kapur: Parku i qytetit: , Xhamia e Llapit: 4, Emshir: 4, Ulpiana: 3, Zonat afër sheshit: 4, Sheshi: 1, Katedralja: 1, Biblioteka: 1, Lagjia e Spitalit: 2, Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6.

“Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version